Kurti në veri, vendos gurthemelin e një stacioni policor

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit.

I shoqëruar nga ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi, ai ka vendosur gurthemelin e një stacioni policor.

Kurti, sipas “Kosovo-Online”, nuk ka folur para mediave pas përfundimit të kësaj ceremonie.

Ndërkohë, kjo vizitë nuk ka qenë e paralajmëruar në agjendën e kryeministrit për datën 10 shtator.

Të ngjashme