Kurti nga Gjilani: Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje demokratike e të drejtë

Prishtinë | 29 Dhj 2024 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka qenë në qytetin e Gjilanit.

Ai ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje i janë shtuar 40 anëtarë të rinj në këtë degë.

“Të gjithë jemi të barabartë, pavarësisht dallimeve që mund të kemi. Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje demokratike e të drejtë, që promovon mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë qytetarët. Vendi ynë, si e përbashkëta jonë, na mban të lidhur e na motivon. Ashtu do të vazhdojmë e punojmë drejt një të ardhmeje më të mirë për secilin prej nesh”.

“Lëvizja jonë është e të gjithëve, bashkë do të përparojmë edhe me 40 anëtarë të rinj, këtu nga Gjilani, si dëshmi që puna e vazhdueshme na bën më të fortë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të ngjashme