Kurti nga Podujeva: Policët duhet të lirohen pa kushte, luftimi i korrupsionit nuk njeh etni

Podujevë | 19 Qer 2023 | 13:14 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti edhe një herë nga Podujeva ka përsëritur se do të shkojë në takimin e thirrur në Bruksel, veç pasi të marrë vesh për gjendjen e tre policëve të kidnapuar nga Policia e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Ai pohoi se është duke pritur nga ambasadori Jetish Jashari, përgjigje, pasi i njëjti do pritet që t’i vizitoj tre policët.

Sipas tij, tre policët duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Ai ka shtuar se korrupsioni në veri do të luftohet pa përjashtim, e nuk do të ketë etni.

“Unë kam kërkuar që të takohemi qysh javën e kaluar, mirëpo thanë duhet të de-eskaloj njëherë gjendja. Ne vend të de-eskalimit patëm rrëmbim të policëve tanë dhe pas këtij rrëmbimi kur gjendja eskaloi edhe më shumë thanë eja tash në takime në Bruksel, herë më 22 herë me 23 qershor. Unë i’u kam thënë që do të i’u përgjigjem gjatë kësaj jave, por njëherë po pres lajmi nga ambasadori jonë Jetish Jashari se si është gjendja e tre policëve tanë. Me 14 qershor kur forcat e tyre speciale ushtarake e policore anti-terroriste dhe Kobra i rrëmbyen tre polic tanë dy prej të cilëve janë prej komunës së Podujevës. Ndërkaq i treti është nga Mitrovica pra ata duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, tha ai.

“Ne po presim që tre policët të cilët u rrëmbyen me 14 qershor dhe po mbahen rob, peng në Serbi të vizitohen nesër nga ambasadori ynë Jetish Jashari i cili është shef i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe pas vizitës në burg të kuptojmë për gjendjen e tyre ata siç ka thene edhe DASh-i duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte e të pa cenuar”.

“Ndërkohë në Kosovë duhet të vazhdoj luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit sepse duhet të sjellim drejtësi për qytetarët dhe njëkohësisht duhet të mundësoj zhvillim ekonomik pa e c’rrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsioni. Në krim të organizuar e në korrupsion nuk janë vetëm të një etnije, mirëpo asnjë enti nuk duhet të jetë e privilegjuar, pra kriminelët janë kriminel. Nuk kanë përkatësi kombëtare nga pikëpamja e sundimit të ligjit dhe nga pikëpamja e Policë së Kosovës, e cila është Policia më profesionale në rajon, duke i shërbyer shtetit më demokratik dhe ma pro-evropian në rajon”, tha ai.

Të ngjashme