Kurti: Nuk do t’i pengojmë serbët të votojnë më 3 prill, Kosova ka nevojë për paqe

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 17:09 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se insitucionet e Kosovës nuk do t’i pengojnë serbët të votojnë më 3 prill për zgjedhjet që do të mbahen në Serbi, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit që ka mbajtur me kancelarin austriak, Kurti ka thënë se Kosova dëshiron që ta respektojë Kushtetutën, ligjin dhe rezolutën e 15 janarit.

‘’S’kemi folur për zgjedhjet e 3 prillit me kancelarin austriak. Duam të respektohet Kushtetuta, ligji dhe rezoluta e 15 janarit të këtij viti dhe nuk duam t’ia pengojmë pamundësojmë qytetarëve të Kosovës, me pasaportë të Serbisë të drejtën e votës. Mund të ketë ndokush që do destabilizim , incidente mirëpo këtë nuk do ta gjeni në radhët e popullit të Kosovës dhe institucioneve tona’’, tha ai.

‘’Jemi në kontakt me BE e QUINT. Por edhe me SHBA dhe besojmë që nuk do të ketë kurrfarë problemesh. Ata që do të mund të tentojnë, nuk do të mund të kenë sukses. Kemi nevojë për paqe dhe dita e 3 prillit nuk besoj që do të jetë ndryshe, tha ai.

Të ngjashme