Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë për media lidhur më takimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet në ShBA, ka thënë se nuk bënë të jemi të hapur për çfarë do teme, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se ato duhet të diskutohet përbrenda paraprakisht
“Delegacioni i Kosovës është një turizëm me para të shtetit. Ky delegacionin nuk ka përvojë. Nuk ka unitet pa legjitimitet dhe nuk ka marrëveshje pa fituesin e zgjedhjeve. Delegacioni jonë është plotësisht i çorientuar”.
Kurti ka thënë se deklarimet për çështje ekonomike, pa pjesëmarrës të ndonjë eksperti të ekonomisë apo ministrit të ekonomisë është e gabuar.
Lideri i VV-së, ka thënë se sipas matjeve të opinionit dialogu më Serbinë është vetëm prioriteti i pestë.
Ai i pyetur se për mundësinë e një marrëveshje në këtë takim ka thënë se nuk mund të parashikojë asgjë, pasi ka mostransparencë të madhe.
“Nuk mund ta parashikojë ecurinë e negociatave por pikënisja e mbrapsht, e të papërgatitur nuk do të mund të rezultojë as me drejtësi dhe dobi për shtetin tonë”
Sipas Kurtit zgjedhjet janë zgjidhja e vetëm për menaxhimin e pandemisë, dhe kthimin në binar. Ai ka thënë se ata do të jenë Qeveria e ardhshme posa të mbahen zgjedhjet.