Kurti pas pranimit të Raportit të KE-së: Kosova ka shënuar progres në shumë fusha, lufta kundër krimit e ka ngritur Kosovën ndërkombëtarisht

Prishtinë | 12 Tet 2022 | 18:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, raporton Ekonomia Online.

Pas pranimit të këtij raporti kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media tha se sot ka pranuar raportin 1 vjeçar të qeverisë, duke shtuar se Kosova ka shënuar progres në shumë fusha, sipas tij ky raport e përgëzon Kosovën për stabilitet dhe qëndrueshmëri politike.

Sipas tij në Kosovë janë konfiskuar 1.7 tonë drogë dhe se lufta kundër krimit e kanë ngritur Kosovën ndërkombëtarisht.

“Vendi ynë ka shënuar progres në shumë fusha. Raporti e përgëzon Kosovën për stabilitet dhe qëndrueshmëri politike. Terminalet nuk janë në harmoni me marrëveshjen e stabilizim asocimit. Rregullorja u miratua pas 12 vjetësh. Ligji për ushqimin ishte rekomanduar në vitin 2012. U miratua ligji për rezerva të naftës. Ne jemi duke zbatuar programin e MSA-së 2022-2026. Ne kemi dorëzuar dosjen e vetingut në Kuvend dhe synon të bëjë gjyqësorin efikas në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Janë konfiskuar 1.7 tonë drogë. Lufta kundër krimit e kanë ngritur Kosovën ndërkombëtarisht” tha Kurti.

Ai po ashtu tha se sa i përket kritereve ekonomike, Kosova ka shënuar 10.7 % të bruto produktit vendor, duke shtuar se janë shtuar edhe investimet e huaj dhe janë shtuar edh 15 mijë vende pune më shumë.

“Sa i përket kritereve ekonomike është kriteri drejt avancimit në BE. Shënuam 10.7 % të bruto produktit vendor. Këtë vit raporti është përmirësuar dukshëm në 1 me 6. Investimet e huaja direket janë rritur 22% dhe kemi 15 mijë vende pune më shumë. Kemi hartuar strategjinë për energjinë. Në fushën e arsimit, kemi pranuar statusin e kandidatit për cilësi. Buxhetin në arsim e kemi rritur 12%” tha Kurti.

Tutje, ai tha se këtë vit e kanë intensifikuar çështjen e liberalizimit të vizave.

“Kemi filluar përgatitjet për anëtarësim në BE dhe marrjen e statusit kandidat” tha ai.

Të ngjashme