Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar fotografi në Facebook nga takimi me nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.
Në lidhje me takimin me Allen, Kurti ka thënë se ShBA-të “janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes. Fuqizimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, është prioritet i ynë.”
Postimi:
Ishte kënaqësi të mirëpresim sot në vizitën e saj të parë në Kosovë nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes. Fuqizimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, është prioritet i ynë.
Biseduam e shkëmbyem pikëpamjet tona për shumë tema me interes të përbashkët.