Kurti pas takimit me Donfried: Kosova duhet të anëtarësohet në KE dhe NATO

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 19:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu në këtë takim i pranishëm ishte edhe zv/ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Gjatë konferencës për medie Kurti tha se Republika e Kosovës duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s, dhe për këtë kërkoi ndihmën e miqve e partnerëve.

“Që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, siguria rajonale dhe jo vetëm është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO, i shteteve të cilët janë demokratike dhe i kanë vendosur sanksione Federatës Ruse. Ndërkohë, Republika e Kosovës duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe të bëhemi pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s. Për këtë po përgatitemi, por natyrisht edhe kërkojmë ndihmën e miqve e partnerëve tanë.”, tha Kurti.

Tutje shtojë se reagimi dhe rreshtimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar ka qenë i menjëhershëm .

“Reagimi dhe rreshtimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar ka qenë i menjëhershëm. Një rreshtim i tillë është vlerë, orientim dhe aleancë. Vlerë humanitare dhe demokratike. Orientim perëndimor dhe aleancë euro-atlantike. Përpos sanksioneve që i kemi vendosur Federatës Ruse, kemi treguar solidarizim me popullin dhe shtetin e Ukrainës. Kemi shprehur gatishmërinë për të pranuar deri në 5000 refugjatë nga Ukraina dhe tashmë kemi mirëpritur gazetaren e parë ukrainase, znj. Lyudmila Makey e do të mirëpresim edhe të tjerë”.

“Por, jo të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë vepruar njësoj. Është për të ardhur keq që kemi refuzimin e Serbisë për të sanksionuar Rusinë dhe për t’u distancuar nga ajo. Mund të ketë qenë një qëndrim i pritshëm, por assesi nuk duhet të jetë i mirëkuptueshëm. Një refuzim i tillë tregon për bindjen tonë vlerë, orientim dhe aleancë. Vlerë antidemokratike. Orientim joperëndimor edhe aleancë autokratësh”.

Të ngjashme