Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u përballë me pyetjet e gazetarëve sot pas koncensioneve që bëri për mënyrën e zbatimit të ligjit për të huajt e automjetet, nga të cilët do të prekeshin komuniteti serb në vend.
I pyetur se këto lëshime u panë nga opozita si një hap drejt Asociacionit, Kurti iu rikthye termit “Zajednicë”, për të cilën tha se nuk ekziston edhe pas pesë vitesh të tij në qeveri.
“Këto pesë vite sa jam kryeministër shpeshherë eksponentë të opozitës kanë thënë që ‘e bëri Zajednicën këtë muaj’, ‘do të bëjë Zajednicën muajin e ardhshëm’, por ju e dini që pesë vjet janë 60 muaj, nuk ka Zajednicë. Prandaj, e keni një qeveri të Republikës, e cila është demokratike, e cila siguron mirëqenie për të gjithë qytetarët, siguri e begati për të gjithë pa dallim. Prandaj të gjtiha akuzat e tilla janë pavend. Këtë më së miri e dinë qytetarët e Republikës që na mbështesin kaq shumë dhe të cilët i gëzojnë frytet e punës sonë që është obligim dhe përgjegjësi e jona”, ka thënë ai.