Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitën e parë jashtë vendit e ka nisur në Shqipëri, raporton Ekonomia Online.
Kurti është pritur me ceremoni shtetërore nga homologun shqiptar Edi Rama.
Po ashtu, gjatë vizitës kryeministri Kurti do të ketë takime të ndara me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Kurti do të takohet edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Agjendën e plotë:
Kryeministri Albin Kurti takim me kryeministrin, Edi Rama.
Vendi: Pallati i Brigadave
Koha: 09:00
10:10- Konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama.
Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Vendi: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Koha: 10:45
Kryeministri Albin Kurti takim me presidenti, Ilir Meta.
Vendi: Presidenca e Republikës së Shqipërisë
Koha: 11:20
Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ceremonia e dhënies së “Çelësit të Tiranës” për Kryeministrin Kurti.
Vendi: Bashkia e Tiranës
Koha: 11:55
Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Vendi: Selia e PD-së
Koha: 12:20