Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur edhe për fillimin e faturimit të rrymës në veri pas pavarësimit të rrjetit të energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.
“Do ti bëjmë gjitha përgatitjet e të ndodhë sa më parë faturimi”.
Me tej, Kurti tha se presidentit Hashim Thaçi i nevojitet një kryeministër i dobët që të merr kompetenca që si takojnë.
“Atij i nevojitet kryeministër të dobët që ai të merr kompetenca më të mëdha se sa i ka. Që ta plotësoj dëshirën e vet për të qenë më shumë se president. Presidenti të jep dorëheqje e letë del në zgjedhje e të bëjmë diskutim për ekonominë, korrupsionin e krimin e organizuar kemi se për çfarë të flasim. Por jo ta keqpërdor ulësen”.
“Duhet të marrin fund këto lojëra njëherë e përgjithmonë. Osmani kishte shtatëfishtin të zëvendëskryeministrit time e tani kjo është e paimagjinueshme. Këta kanë njerëz të rrezikshëm që bëjnë plan, moti i kanë braktisur popullin, por edhe populli i ka braktisur ata”.
Kurti foli edhe për protestat e organizuara nga qytetarët për pakënaqësitë që po ndodhin në politikë. Ai tha se nuk i ndalon qytetarët të shprehen, por në këtë situatë ata duhet t’i respektojnë masat.
“Nuk dua t’i ndaloj qytetarët që të shprehen.Tani jemi në një situatë pandemia dhe duhet të respektohen masat dhe rekomandimet e IKShP. Bisedat informative i takojnë shekullit e kaluar.
“Për ish zëvendësim time që u shkarkua, gjatë qeverisë sonë ka qenë destruktiv kishte një kokë me rërë me zall që Qeverisë më të mirë që nga pas lufta tua hedh. Nuk bëhet fjalë për demokraci e legjitimitet”.
Kurti tha se nuk ndodhemi në vitet e 90-ta që t’i ndalojë protestat. Ai tha se VV-ja nuk i ka organizuar, pasi tha ai se nuk është kryetar diktator, raporton EO.
“Duhet ta kuptoni që nuk është vitit 1990 kur ndalohen protestat. Unë nuk jam këtu t’i ndaloj, por t’i shërbej. Nuk kam kohë t’i përcjell rrjetet sociale, por VV-ja nuk e ka organizuar atë protestë. Ai nuk është monopol i VV-së, sa të ka qytetar do të ketë protesta”.
“Unë nuk jam një kryetar diktator se çka t’i thonë të bëjnë. Subjekti ynë është më demokratik në vend, organizatat ndërkombëtare e kanë vlerësuar këtë. 50 mijë anëtarë, nëse unë do të merresha se çfarë thonë me secilin aktivist, nuk do të me ngelej punë në kryeministri”.