Ajo çfarë më ka pëlqyer menjëherë me këtë tekst është se është propozim evropian dhe demokratik dhe thirret në koncepte universale.
Kështu ka deklaruar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Euronews”, teksa është pyetur për propozimin franko-gjerman
“Kjo marrëveshje e propozuar nga BE-ja, nuk është finale, emërtimi më i mirë është propozim fillestar. Më ka pëlqyer se është propozim evropian. Tullat e këtij propozimi kanë karakter universal”, tha kryeministri.
Kurti është shprehur se propozimi i BE-së është një bazë e mire, por se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë vjen vetëm nga një marrëveshje që e ka njohjen reciproke në qendër.
“Propozimi i Bashkimit Evropian është një bazë e mirë për diskutimet e mëtejshme dhe platformë solide për të mos shkuar pas”.
Për numrin një të Qeverisë së Kosovës, Serbia do kthimin pas të Kosovës.