Kurti për Krasniqin dhe Abdixhikun: Po sillen si aktivistë të dorëhequr të VV-së

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti vlerëson se krerët e opozitës parlamentare, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku po paraqiten sikur të kishin qenë dikur në Vetëvendosje.

“Krasniqi dhe Abdixhiku po flasin si aktivistë që kanë dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje. Nuk e di sit a shpjegojë ndryshe këtë kurs. Sikur të ishin aktivistë e po sillen të pakënaqur me kryetarin. Po më duket vetja sikur në Këshillin e Përgjithshëm në Vetëvendosje, por këtu është parlamenti, ku ju jeni parti të tjera, jo Vetëvendosje”, është shprehur Kurti.

“Opozitarizmi bëhet me kritikë racionale dhe me zemërim revolucionar, jo pa asnjërën”.

Të ngjashme