Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar Autoritetin e Aviacionit Civil. Gjatë kësaj vizite Kurti ka folur për marrëveshjen e aviacionit mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij kjo nuk është një marrëveshje e plotë por një shprehje e interesit. Kurti është shprehur se Qeveria e Kosovës është për bashkëpunim rajonal dhe se bashkëpunimi duhet të jetë i qëndrueshëm, raporton Ekonomia Online.
“Ne e dimë versionin final të asaj marrëveshjeje, që mua më është prezantuar me vonesë atëherë kur kishte përfunduar negocimi dhe draftimi i saj. Ne jemi për bashkëpunim rajonal. Kushtetushmëria dhe ligjshmëria, dhe e dyta rentabiliteti ekonomik. Të gjitha bashkëpunime tona do të duhet të jenë të qëndrueshme. Ajo nuk është marrëveshje në kuptimin e plotë, por shprehje e interesit. Ndodhemi në kushtet e pandmisë që ka ngrirë një varg aktivitetesh dhe edhe këtë”, tha Kurti.
Kurti tha se gjatë këtij takimi me ushtruesin e drejtorit, Arianit Ismaili është njoftuar për sfidat buxhetore. Ai ka thënë se Autoriteti është një institucion shumë i rëndësishëm për ekonominë dhe sigurinë e transportit ajror .
“Jemi të Autoriteti i Aviacionit Civil për tu takuar me Bordin dhe u.d e drejtorit z. Ariant Islami i cili mua si kryeministër në detyrë dhe ministrit Abdigjiku na njoftoi me strukturën, sfidat buxhetore dhe detyrat e kësaj agjencie shumë të rëndësishme edhe për ekonominë dhe sigurinë e transportit ajror. Duam ta forcojmë shtetin e Kosovës dhe Autoriteti është tejet i rëndësishëm për neve. U njoftuam se kanë bërë shfuqzimizin dhe një rregulloreje. Sot është dita e gjashtë që të ja japim mbështetjen tonë për detyurat e rëndësishme”, tha ai.
Kurse Arianit Islami, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit tha se kjo vizitë i motivon për punë dhe se do të bashkëpunojnë që të kenë më shumë trafik dhe që këto fluturime të jenë më të sigurta.
“Na motivon të punojmë më shumë në të ardhmen. I treguam kryeministrit për sfidat që ballafaqohemi, siç e përmendi edhe kryeministri Kurti ky është një agjencion i rëndësishëm. Do të kemi bashkëpunim edhe më të ngushtë me Qeverinë dhe operatorët që të kemi më shumë trafik që këto fluturime të jenë më të sigurta”, tha Islami.