Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se në formë të shkruar ende nuk ka marr vendimin nga presidenti Hashim Thaçi për mandatimin e LDK-së, për formimin e Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.
Kurti pas kësaj, tha se do të shohin se në çfarë baze i është dhënë partisë se dytë mandatari. Mes tjerash, ai tha se presidenti po e shkruan Kushtetutën.
“Nuk mund të them diçka të re. Nuk e kam tekstin më shkrim nga presidenti për partinë e dytë. Ta shohim dhe në çfarë baze ligjore është bërë për partinë e dytë. Ne jemi në pritje”.
“Letra e parë e presidenti me 2 prill, ai konstatoi se ne e refuzojmë. Nuk shkruan në Kushtetutë se sa duhet pritur, totalisht arbitrar. Ai duhet ta respektoj Kushtetutën e jo ta shkruaj atë”.
“Ka shumë pune qe të mbërrijmë deri të një Qeveri e re. Nuk ka nevojë tash se çka do të bëjmë ne nëse nuk dihet a do të ndodhë”.
Këto komente ai i bëri në një konferencë të përbashkët me këshilltarin e tij, politik, Shkëlzen Gashi.