Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka thënë se sa i përket arritjes së marrëveshjes me LDK-në ende nuk ka rezultate konkrete, raporton Ekonomia Online.
Kurti shkurt para gazetarëve tha se marrëveshja është e mundur ngase është në të mirë të qytetarëve.
Sipas tij, kur të kenë rezultate do të dalin me deklarime dhe sqarime shtesë.
“E di që interesimi juaj është shumë i madh. Marrëveshja është e mundshme dhe marrëveshja është e duhur sepse ajo i nevojitet qytetarëve”.
“Kur t’i kemi rezultatet konkrete dhe kur ta kemi marrëveshjen që i bashkëngjitet harmonizimit programor do të mund të themi se çka mund të themi”.
Kurti këto komente i bëri para fillimit të tryezës së diskutimit më temën “Dialogu shoqëror: Gratë për zhvillim”, organizuar nga partia që ai udhëheq.
Të enjten dy deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, kanë kërkuar nga VV-ja dhe LDK-ja të gjejnë një zgjidhje, të caktojnë një datë dhe të përfundojnë marrëveshjen.