Kurti për sanksionet e ShBA-së: Askush s’do të jetë më i fortë se shteti, u legjitimua aksioni i Policisë

| 10 Dhj 2021 | 14:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për sanksionet që Departamenti Amerikan i Thesarit ka ndërmarr ndaj grupit të organizuar kriminal në veri të vendit para dy ditësh, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se sanksionet e ShBA-së mbi këto grupe kanë legjitimuar aksionet që Policia ka ndërmarrë kundër kontrabandës në veri të Mitrovicës.

Ai ka shtuar se nuk do të lejojnë asnjë individ e asnjë grup që të jetë më i fortë se shteti e rendi demokratik.

“Sanksionet e ShBA mbi këta individë e këto grupe kriminale treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që shtypin e shfrytëzojnë qytetarët e pjesës veriore dhe vërtetuan legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale”, tha Kurti.

Tutje ai tha se grupet kriminale do t’i përgjigjen me luftë të përbashkët të institucioneve pa dallim etnie, raporton EO.

“Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional Ne do t’i përgjigjemi me luftë të përbashkët ndërmjet zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët tanë”. 

“Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e krimit të organizuar në çdo pjesë të vendit”, tha Kurti.

“Jemi në javën e sensibilizimit të luftës kundër korrupsionit, dua të ju siguroj se do të vazhdojmë të mbrojmë kauzën që na ka sjell në Qeveri: Drejtësi, barazi dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit në çdo cep të Republikës”.

“Vlerësimet e Kosovës në organizata çdo vit raportonin se korrupsioni ishte i përqendruar rreth qeverisë, dhe se fushat më të korruptuara ishin prokurimi publik, ndërmarrjet shtetërore dhe bizneset private. Për këta muaj të qeverisjes sonë kanë dëshmuar se korrupsioni nuk mund të jetë i lidhur me nivelin e lartë politik, sepse dikasteret qeveritare udhëhiqen nga profesionistë. Po e theksoj edhe sot po u dëshmuar e kundërta masat do të jenë të menjëhershme, sepse toleranca ndaj korrupsionit në këtë Qeveri është zero”.

Të ngjashme