Kurti: Përderisa Radojiçiq është i lirë në Serbi e po riorganizohet, s’mund t’i heqim masat e sigurisë në kufi

Prishtinë | 22 Jan 2024 | 15:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media nga Shkupi, ka thënë se Kosova s’ka vendosur masa tregtare ndaj Serbisë, por janë vetëm masa të sigurisë. Kreu i Qeverisë ka thënë se këto masa të sigurisë janë marrë pasi që autoritetet e Kosovës në tri raste kanë konfiskuar sasi të madhe të armatimit përgjatë vitit 2023.

Kurti ka thënë se njëherë kanë konfiskuar armatim në qershor 2023, pastaj më 4 shtator, dhe me datën 24 kur edhe ndodhi sulmi në Banjskë e u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kryeministri ka thënë se këto armë janë të prodhuar në Serbi dhe në Kosovë kanë hyrë nga Serbia.

“I gjithë ky armatim është prodhuar në Serbi dhe i gjithë ky armatim ka ardhur nga Serbia. Dhe kur kësaj ia shtojmë faktin se akti kriminal, në masë të konsiderueshme janë të lirë në Serbi në krye me Milan Radojicicin, masat e sigurisë janë të nevojshme. Ne s’kemi masa tregtare, por masa të sigurisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka ripërsëritur se masat e sigurisë s’mund të hiqen derisa kanë informacione e Radojiçiq e grupi i tij takohen në Serbi e bëjnë plane për riorganizim.

Të ngjashme