Kurti përkujton Masakrën e Kralanit

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar Masakrën e Kralanit, fshat ky në komunën e Gjakovës.

Kurti në një postim në rrjetin social “facebook” shkroi se në këtë 24 vjetor përkujtohen të vrarët në këtë masakër, ku tha se forcat serbe kanë torturuar me qindra meshkuj.

Postimi i plotë:

Forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, mes 2 dhe 4 prillit të vitit 1999, torturuan qindra burra dhe djem shqiptarë, të rrethuar me tanke në një fushë në Kralan.

Pas dy ditësh rrahje e keqtrajtimi, vranë dhe zhdukën rreth tetëdhjetë burra dhe djem civilë shqiptarë. Prej tyre, 11 ishin të moshës së mitur.

Disa nga mbetjet mortore janë gjetur pas luftës në fshatra pranë Gjakovës. Trupat e 18 të vrarëve janë gjetur në varrezën masive pranë liqenit Peruqac në Serbi. 53 të tjerë janë ende të zhdukur.

Në këtë 24 vjetor, përkujtojmë të vrarët në Masakrën e Kralanit. I përjtshëm qoftë kujtimi për ta!

Të ngjashme