“Kurti po e keqpërdor diasporën”, Lushtaku kërkon që të ndalen fyerjet dhe linçimet ndaj Ganimete Musliut

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, thotë se shprehja e mendimit të deputetes Ganimete Musliu për Fondin e Sigurisë, është qëndrim i saj politik dhe si i tillë duhet të respektohet.

Lushtaku thotë se janë të papranueshme linçimet dhe fyerjet me qëllim të nxitjes së dhunës dhe urrejtjes ndaj Musliut.

Ai shprehet se nuk duhet të ketë fushatë denigruese ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Postimi i tij i plotë:

Linqimet dhe fyerjet e ditëve të fundit, nga eksponentë të pushtetit por dhe panelistë në debate televizive, me qëllim të nxitjes së dhunës dhe urrejtjes ndaj deputetes Ganimete Musliu, janë të papranueshme.

Shprehja e mendimit të lirë të deputetes Musliu në lidhje me çështje të ndryshme, përfshirë edhe qendrimin e saj për “fondin e sigurisë”, është qëndrim i saj politik për çka duhet të respektohet si i tillë dhe kurrsesi të fillojë një fushatë denigruese ndaj figurës së deputetes Musliu apo kujtdo qoftë që mendon ndryshe!

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke mbajtur një fjalim para një grupi të diasporës në Gjermani, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po i keqpërdor kosovarët jashtë vendit. Këtu, ajo foli për hapjen e fondeve nga Qeveria, specifikisht për fondin për ushtrinë e Kosovës.

Të ngjashme