Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit për mbrotjen dhe jetësimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Kurti tha se ndjehet krenar me arritjet e Aliajt, duke i ofroi mbështetjen e plotë në kauzën e përbashkët për mundësi të barabarta për të gjithë.
Ndërkaq Deputeti Aliaj tregoi për angazhimin e tij në kauzën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ai shprehu vullnetin për të kontribuar edhe në Kosovë.
Kurti teksa foli për angazhimin e Qeverisë për krijimin e kushteve të përshtatshme dhe gjithëpërfshirje në të gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuar përmendi një ndër vendimet e vitit të parë të qeverisjes, që ishte shpallja e vitit 2022 “Vit i personave me Aftësi te Kufizuara”.
Ai theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe barazisë në edukim, ai veҫoi punësimin e 250 asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta në shkolla, dhe planet për punësimin e 500 sosh.
Krahas rritjes së mbështetjes për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe Federatën e Sportit për të Verbër, u potencua edhe mbështjetja e veҫantë për pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike Paris 2024, ku Republika e Kosovës do të shënojë pjesëmarrjen e parë historike në këto lojëra.