Kurti pret në takim Halil Kastratin, e falënderon për mbështetjen e tij ndaj skamnorëve

Prishtinë | 04 Mar 2024 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritursot në takim kryetarin e shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Sipas njoftimit, Kastrati foli për angazhimin e vazhdueshëm për projekte në ndihmë të familjeve në nevojë.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj skamnorëve dhe kategorive të ndjeshme të shoqërisë, që kjo shoqatë ka dhënë që nga vitit 2009, kur është themeluar.Në takim u theksua se barazia dhe mirëqenia janë synime qëndrore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar veprimet e ndërmarra në mbështetje të qytetarëve”, thuhet tutje.

Të ngjashme