Kurti pret në takim përfaqësuesit e FMN-së

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 17:12 | Nga

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ruud Veremulen dhe Selim Thaçi, janë pritur në takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetari, Besnik Bislimi.

“Me përfaqësuesit e FMN-së u diskutua shqetësimi për rreziqet fiskale që nuk përmbushin planifikimin buxhetor për të hyrat në këtë vit si dhe për ndikimin buxhetor afatmesëm dhe afatgjatë të një sërë vendimesh qeveritare si në paga e poashtu edhe në politika sociale që më shumë janë iniciativa të fragmentarizuara që nuk ndikojnë në uljen e varfërisë në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, përfaqësuesit e FMN-së njoftuan edhe me angazhimet e tyre aktualisht dhe për vizitën e ardhshme që do ta kenë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme