Në vazhdën e takimeve që po i zhvillon me krerët e shtetit, presidenti i Letonisë, Egils Levits, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Nga ky takim, nuk është paralajmëruar konferencë për medie.
Kujtojmë që presidenti Levits është takuar edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe presidenten Osmani.