Kurti pret qytetarë ukrainas për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Kosova është bërë shtëpi e dytë për ta

Prishtinë | 24 Gus 2024 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në Qeveri qytetarë ukrainas të cilët veprojnë e jetojnë në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, për të cilët ka thënë se Kosova u është bërë shtëpi e dytë.

Kurti ka thënë se Kosova do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e luftës çlirimtare të Ukrainës për paqe, liri e demokraci, dhe përkrahëse e rezistencës e vendosmërisë së popullit ukrainas, në mbrojtje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të shtetit të tyre.


“Le të triumfojë lufta e drejtë për liri, kundër dhunës, brutalitetit dhe agresionit të pajustifikuar të Federatës Ruse. Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Ukrainën dhe të gjithë qytetarët e saj!”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme