Kurti prezanton kabinetin qeveritar me 3 zv.kryeministra e 15 ministra

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 18:03 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar emrat e kabinetit të tij qeveritar para deputetëve të legjislaturës së tetë, e cila u konstituua para disa orësh.

Qeveria Kurti do të ketë 3 zëvendëskryeministra e 15 ministri. Pesë ministri do të udhëhiqen nga gra.

Qeveria Kurti 2 do të duket kështu:

  1. Albin Kurti – Kryeministër
  2. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog;
  3. Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme;
  4. Emilia Rexhepi – Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut;
  5. Hekuran Murati – Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve
  6. Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë
  7. Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
  8. Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
  9. Hajrullah Çeku – Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
  10. Elbert Krasniqi – Ministër i Administrimit Lokal
  11. Liburn Aliu – Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
  12. Faton Peci – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
  13. Armend Mehaj – Ministër i Mbrojtjes
  14. Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
  15. Rozeta Hajdari – Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
  16. Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë
  17. Goran Rakiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim
  18. Fikrim Damka – Ministër i Zhvillimit Rajonal
https://vimeo.com/527388554

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/kurti-prezanton-planin-qeverises-premton-ndihma-sociale-per-nena-e-femije/

Të ngjashme