Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grondahl.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm. Ai e njoftoi ambasadorin për programin qeverisës i cili shumë shpejt do t’ju paraqitet deputetëve për diskutim në Kuvendin e Republikës.
Kryeministri shprehu besimin se programi qeverisës do të votohet në Kuvend dhe do të shoqërohet më pas prej projekt-buxhetit për këtë vit.
Ambasadori Grondahl tha se e ka përcjellë me vëmendje punën e Qeverisë dhe se i ka parë vendimet e deritanishme si hapa pozitivë.
Ambasadori nënvizoi se e ka ndjekur deklaratën e Kryeministrit javën e shkuar. Ai tha se masa e Qeverisë për të zëvendësuar tarifën është një hap pozitiv.
Takimi u mbyll me premtimin e kontakteve të vazhdueshme.