Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka shkruar në Twitter se qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim.
Sipas tij Lidhja Demokratike e Kosovës ka mundësinë unike të dëgjojë zërin e tyre.
Tutje Kurti përmendi propozimet e tij për kabinetin e ri qeveritar, duke e ftuar LDK-në të bëjë propozimet e tyre.
Kreu i LVV-së përmendi edhe takimin e sotëm me presidentin Hashim Thaçi.
Ai theksoi se së bashku me LDK-në mund të hapin një kapitull të ri për vendin.