Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.
Kurti nga aty i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë moment barazie, raporton Ekonomia Online.
“Unë sapo e ushtrova të drejtën demokratike për të votuar. Moti është i bukur dhe qytetarëve iu ka ardhur vera kah dera. Unë i ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie”, tha ai.