Kryeministri Albin Kurti, të enjten në konferencën për media, pas mbledhjes së qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve që kur të kalojnë nëpër Serbi mos të bien pre e provokimeve dhe të kontaktojnë numrat emergjent që ka publikuar MPB-ja, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se qytetarët duhet që ti ndjekin kohë pas kohe njoftimet e autoriteteve kosovare gjatë kalimit nëpër Serbi.
“Me ministrin Sveçla jemi para jush pas ndalimit të qindra qytetarëve tanë nga autoritet serbe. Unë i bëjë thirrje qytetarëve tanë që të përcjellin me vëmendje njoftimet nga MPB-ja dhe MPJD-ja dhe nga Policia. I ftoj qytetarët që kur të kalojnë nëpër Serbi mos të bien pre e provokimeve dhe të kontaktojnë numrat emergjent që ka publikuar MPB-ja. Gjatë mbledhjes së qeverisë u njoftuam për lirim e 4 policëve por jo edhe zëvendës drejtorit, Jankoviq. Ai do të duhej të ishte sot në ceremoninë e diplomimit të policëve. Ritheksojmë kërkesën tonë për lirimin e menjëhershme të zv drejtorit”, ka thënë ai.