Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka deklaruar se me informatat nga institucionet e sigurisë të Kosovës tregojnë se Radoiçiqi ka emëruar dy persona të afërt, Nemanja Rajdivoviqin (i njohur si Gandi) dhe Vladimir Rajdivoviqin (i njohur si Mami), për të realizuar sulme në veri, të cilët ishin gjithashtu pjesëmarrës në sulmin e Banjskës e në kanalin e Ibër-Lepencit.
Kurti ka theksuar se sulmi me eksploziv i kanalit Ibër-Lepencë më 29 nëntor kishte si qëllim paralizimin e jetës ekonomike dhe energjetike të Kosovës, duke shkaktuar trazira dhe kërcënuar sigurinë nacionale, raporton Ekonomia Online.
“Sulmi me eksploziv të kanalit Ibër-Lepencit të datës 29 nëntor, përmes dëmtim e tërësishëm të kanalit ka pasur për qëllim paralizimit e jetës ekonomike dhe energjetike të Kosovës, si dhe shkaktimin e trazirave dhe si pasojë ku do të rrezikohet siguria nacionale në Kosovë dhe do të provokohej situata në rajon. Refuzimi i Beogradit për të dorëzuar Radoiçiqi i cili ka pasur për qëllim okupimin e pjesës veriore të shtetit tonë ka qenë inkurajim i grupit terrorist që i prinë Radoiçiqi për të vazhduar me akte të tjera ndaj integritetit dhe sovranitetit tonë. Strehimi i tij në serbi dhe përkrahje e tij, autorizimi që i ka dhënë kreu i shtetit serb për kontrollin faktik e politik nuk mund të quhet ndryshe vetëm koordinim për ta zhvilluar më tej luftën hibride”, ka deklaruar Kurti.
“Strehimi i Radoiçiqit në Sebri, përkrahja që i ofron atij Beorgadi zyrtar me infrastrukturë për trajnim të grupit terrorist, autorizimi i përgjegjësive që ia ka falur kreu i shtetit serb atij edhe për kontrollin faktik e politik të serbëve të Kosovës nuk mund të quhet ndryshe përveç se koordinim i Serbisë me Radoiçqin për të vazhduar më tej luftën hibride ndaj Kosovës”, shtoi Kurti.
Ai gjithashtu ka theksuar se refuzimi i Beogradit për të dorëzuar Milan Rajodiciqin, i cili kishte për qëllim okupimin e pjesës veriore të Kosovës.
Kurti ka shprehur shqetësimin për mbështetje dhe strehim të Rajodiciqit në Serbi, duke e konsideruar këtë si një koordinim për zhvillimin e luftës hibride kundër Kosovës.
Republika jonë ka shtrirë sovraniteti përmes kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, politikat agresive të Serbisë ndaj vendit tonë nuk po ndalen me sulme me grupe me të vogla dhe më të fshehta. Bazuar në informacionet që posedojnë institucionet e sigurisë së Kosovës, Milan Rajdoçiq ka caktuar dy persona të afërt të tij për të realizuar sulme në veri përmes grupeve të tij të cilët kanë marrë pjesë edhe në sulmin në Banjskë, e këta persona janë Nemanja Rajinoviq me nofkën Gandi dhe Vladimir Rajinoviq me noftën Mami”, ka theksuar ai.