Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka refuzuar edhe ftesën e tretë për t’u takuar nga presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.
Kurti ka thënë se me Thaçin mund të takohet të hënën e 6 janarit.
“I nderuari President i Republikës së Kosovës. Ju faleminderit për ftesën e radhës. Fatkeqësisht, nuk do të kem mundësi të vij nesër për takim në ora 10:00. Propozoj të takohemi të hënën, me 6 janar, në një orë të përshtatshme për juve”, shkruhet në letrën e Kurtit drejtuar Presidentit Thaçi.
Thaçi ftoi sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte parashikuar që të mbahej nesër në ora 10:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës.