Kryeministri Albin Kurti të martën ishte në Prekaz për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Ai është kthyer sërish sot për homazhe në Prekaz. Nga aty, Kurti tha se që ka ardhur në vendin e flijimit dhe të bashkimit, ku është bërë edhe ngritja heroike e kombit shqiptar.
“Dje pranuam detyrën si Qeveri e re, e cila u vota në Kuvend të hënën në mbrëmje, pasi që doli nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Sot, në ditën e parë të punës bashkë me zv. kryeministrat dhe ministrat erdhëm herët në mëngjes në Prekaz, në këtë vend të flijimit e të bashkimit, ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, por rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar, i dha hov UÇK-së dhe e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare e cila më 24 mars 1999, dërgoi aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit kundër një shteti gjenocidal, siç ishte Serbia e Millosheviqit. Ne i kujtojmë me shumë dhembje e me mall, Shaban, Hamëz e Adem Jashari dhe 59 anëtarët e kësaj familje, gjysma e të cilëve ishin gra e fëmijë”.
Tutje Kurti tha se drejtësia ende nuk është vënë në vend për këtë familje.
“Drejtësia për këtë krim të Serbisë, nuk është vënë në vend, ashtu sikur edhe për shumë dëshmorë e martitë të tjerë aneambanë Kosovës; gjaku i tyre nuk humbet kurrë, emri i tyre nuk harrohet dhe ne rikthemi në Prek