Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e ka dëgjuar fjalimin e fuqishëm të homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Këshillin e Evropës.
Ai tha se nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë për shkak të agjendës së ngjeshur që e ka pasë.
“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramnës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem”, tha ai në konferencën e përbashkët për media me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Sa i përket konvertimit të tabelave nga ana e serbëve të Kosovës, kryeministri Kurti u bëri thirrje qytetarëve serbë që të bëjnë konvertimin e tyre.
“Ne tashmë e kemi shtyrë njëherë afatin dhe është deri me 31 tetor. Edhe Beogradi në kohën e qeverive kur nuk isha kryeministër ka premtuar se as nuk do të qarkullojnë tabelat. Unë iu bëjë thirrje qytetarëve serb ti konvertojnë targat më ato të Kosovës. Nuk bëhet fjalë për qëndrim të serbëve në Kosovë por nga një pakicë ekstremiste. Serbët në Kosovë fatkeqësisht nuk janë të lirë nga këto struktura serbe” tha ai.