Kurti: Sektori privat është themeli i rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit

Prishtinë | 24 Nën 2023 | 11:01 | Nga Loresa Selimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Kryeministrit, me mbështetjen e qeverisë zvicerane dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë mbajtur konferencë për Dialogun Publiko-Privat, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para të pranishmëve foli për zhvillimin e klimës së biznesit në Kosovë. Kurti me këtë rast tha se sektori privat parqet themelin e rritjes së zhvillimit dhe progresit ekonomik e shoqëror.

“Ky lloj dialogimi bëhet nëpërmjet katër shtyllave kryesore. E para është sektori privat, e dyta janë institucionet publike, e treta janë organizatat ndërkombëtare dhe e katërta organizatat jo qeveritare. Këto katër shtylla nëpërmjet dialogut Publiko-Privat, projektojnë vizionin më të mirë të mundëm mbi vizionin për konkureshmërinë”, tha Kurti.

“Qeveria është e gatshme të ua bëjë qytetarëve një hapësirë të mirë e sa më të lehtë për biznes, vitet e fundit janë shpresëdhënës dhe këto dy vite ekonomisë ju kanë shtuar mbi 1 miliard çdo vit dhe kjo rritje është rezultat i sektorit privat dhe mësimet nga e kaluara që bëhen mësim për të ardhmen”.

Sergiy Maslichenko, udhëheqës i BERZh në Kosovë, tha se është i nevojshëm bashkëpunimi më i thellë ndërmjet këtyre dy sektorëve.

Prezantimi i Agjencisë për Investime dhe Eksport dhe platformës së re për Dialog Publiko-Privat, u bë  nga Luan Dalipi, i cili theksoi se kur bëjmë plane të mira edhe punët tona janë shumë të mira.

“Në Qeveri kemi bëre të mundur të kemi politika më të mira sa i përket fushës së biznesit dhe po krijon mekanizma që ti promovojë këto biznese”.

Prezantimi i Sekretariatit për Dialog Publiko-Privat u bë nga Artan Mehmeti i cili theksoi misionin dhe objektivat e dialogut Publiko-Privat, kalendarin e aktiviteteve të Dialogut Publiko-Privat gjatë vitit 2024 dhe sfidat kryesore të sektorit privat të identifikuara në forumet sektoriale.

Të ngjashme