Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë të energjisë – Në 47 objekte në Prishtinë do të investohen 6 milionë euro

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 14:13 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve lidhur me projektin për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Komuna e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se ky projekt kap vlerën e rreth 6 milionë eurove dhe do të investohet në 47 ndërtesa publike.

“Ky projekt vjen si vazhdim e mbështetjes së komunave. Sot me Komunën e Prishtinë po e thellojmë edhe një marrëveshjes tjetër është marrëveshjeve për efiçiencë të energjisë cila ka për qëllim përmirësim e infrastrukturës së brendshme të ndërtesave publike në Prishtinë duke garantuar sistem të ngrohjes të cilat janë më efiçiente”.

“Mundësojnë kursimin e energjisë dhe në të njëjtën kohë përkojnë edhe me standardet ndërkombëtare. Me këtë marrëveshje do të zëvendësohen dyert dhe dritaret, do të bëhet edhe izolimi termik i 47 ndërtesave publike, ku përfshihen kopshte, shkolla dhe qendra për kujdesin shëndetësor primar. Marrëveshja e sotme për grand kap vlerën e 1 milion euro, ndërsa se bashku me marrëveshjen që kishin nënshkruar me herët pra për kredi e cila edhe është ratifikuar në Kuvend në vlerë 5 milionë euro e bënë vlerën totale të këtij investimi rreth 6 milion euro”, tha ai.

Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë Sergiy Maslichenko, tha se ky projekt do të ketë sukses të mëdha dhe se do të vazhdojnë ndihmën në gjithë Kosovën.

“Dëshiroj që të ju përgëzoj për këtë projekt të vogël, por shumë të rëndësishme për qytetarët.  Ky është një projekt pilot që të shohim se si do të funksionojnë këto mekanizma. Me këtë ekspertizë ky projekt do të jetë i suksesshëm. Ne në Kosovë do të jemi edhe me ambicioz sepse kemi shumë objekte publike në vend. Në dëshirojmë që të modernizojmë objekte në mbarë Kosovën. Do të mbështesim edhe sektorin privat”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky është një projekt me rëndësi të madhe për kryeqytetin, raporton EO.

“Është me rëndësi shumë të madhe që ndërtesat të cilat sot në kryeqytet sot kanë nevojë të veçantë për t’u restauruar, rinovuar dhe faktikisht të ngritet efiçienca, jo vetëm ne aspektin e rrymës të cilin e shpenzojmë, po edhe në aspektin e ambientin të cilin e krijojmë. Në 47 ndërtesa në kryeqytete do të kemi një ambient më të mirë”, tha ai.

Të ngjashme