Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën, por e mohojnë një gjë të tillë për politikat e tyre të brendshme, raporton Ekonomia Online.
Kurti tutje ka kërkuar nga BE që të gjejë mënyrën që marrëveshja të bëhet ligjërisht e obligueshme për Serbinë, teksa ka thënë se kjo e fundit është pajtuar për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas Kurtit, normalizimi i marrëdhënieve do të thotë njohje reciproke.
“Kemi marrëveshje. Nëse ata thonë që nuk e kanë nënshkruar e thonë këtë për politika të brendshme”.
“Bashkimi evropian duhet ta gjejë mënyrën që kjo marrëveshje të bëhet ligjërisht e obligueshme. Ne E kemi me shkrim që Serbia është dakorduar për normalizimin e marrëdhënieve, e kjo për çdo diplomat evropian e amerikan do të thotë njohje reciproke”.
“Rruga jonë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare është lehtësuar, por Serbia mundet të lobojë sërish kundër”.