Kurti sërish nuk ndalet për mediat

Prishtinë | 12 Maj 2025 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është prononcuar për media në lidhje me zhvillimet politike, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në forumin e diskutimit me temën:  Ushtarët shqiptarë të vrarë në Armatën e ish-Jugosllavisë, i cili ka the se kjo është një dëshmi se institucionet nuk i harrojnë viktimat.

“Jemi bashkë në këtë forum për ushtarët e vrarë në Armatën e Jugosllavisë. Kjo histori është e shtrirë në një periudhë të gjatë. Rasti i parë ishte në korrik të vitit 1951, ku u vra ushtari i parë. Ai ishte Ramadan Gashi. Sot e asaj dite nuk e kanë marrë trupin dhe asnjë shpjegim. Vit pas viti u vranë ushtarë shqiptarë. Institucionet e Kosovës i njohin ata me emër,  historitë e rasteve të tyre dhe krimet e kryera nga shteti i Serbisë. Kërkohet drejtësi. Janë 135 raste që do të evidentohen. Këto janë njëra nga arsyet që është bërë ky institut”, tha Kurti

Të ngjashme