Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit me homologun shqiptar Edi Rama, tha se do të jetë i përkushtuar që bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve të jetë më i mirë deri më tani, raporton Ekonomia Online.
Me Ramën tha se nuk ka folur për idenë e të parit të qeverisë shqiptare, për mini-shengen ballkanik, por që janë dakorduar për makro-shengenin ndërshqiptar.
“Mund të them se folëm shkurt për mini-shengenin. Por folëm dhe u dakorduam për makro-shengenin ndërshqiptar”.
Komision ndërshtetëror Kosovë-Shqipëri për zbatimin e 77 marrëveshjeve
Më tej Kurti ka sqaruar se me Ramën janë marrë vesh edhe për formimin e një komisioni i cili do të në mënyrë që 77 marrëveshjet e arritur të zbatohen.
Sipas kreut të Qeverisë kosovare, Kosova nuk do t’ia dalë pa Shqipërinë në luftë e as në paqe
“Në dekadën e 3 të shekullit 21 jam i përkushtuar të kemi një bashkëpunim që nuk ka pasur deri më tani.
U dakorduam që të formojmë një komision ndërshtetëror që 77 marrëveshjet që janë arritur të zbatohen”.
“Duam ta shtojmë bashkëpunimin. Kosova nuk do t’ia dalë pa Shqipërinë në luftë e as në paqe. Duam të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, të ekonomisë, arsimit dhe politik të jashtme”.
LEXONI EDHE: