Kurti shkruan për identifikimin e 11 trupave nga varreza masive në Bishtazhin, ishin vrarë në Masakrën e Kralanit

Prishtinë | 19 Mar 2025 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Më 11 mars të këtij viti, Komisioni për Personat të Zhdukur, kishte bërë të ditur se ishin identifikuar mbetjet mortore të shtatë civilëve të cilët janë gjetur në një varrezë masive në Bishtazhin.

Ky Komisionin kishte njoftuar se përveç shtatë viktimave të identifikuara të cilat ishin zhvendosur nga varreza masive, procesi për identifikim ka qenë duke vazhduar edhe për pesë persona të tjerë nga lista e personave të zhdukur.

“Mbetjet mortore (eshtrat) e viktimave të identifikuara janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin, ndërkohë, procesi i identifikimit final po vazhdon edhe për pesë persona të tjerë nga lista e personave të zhdukur”, kishte shkruar Komisioni në njoftim.

Më 18 mars, Komisioni kishte bërë të ditur se ishin identifikuar edhe 3 persona të tjerë të zhdukur. Bëhej fjalë për Sabedin Kryeziun, Mentor Kryeziu dhe Vehbi Halilaj, të tre nga Malisheva.

Lidhur me procesin e identifikimit të trupave ka shkruar sot kryeministri Albin Kurti, i cili ka konfirmuar se tashmë numri i personave të identifikuar nga varreza masive ka shkuar në 11 në total.

Kurti ka shkruar se pas 26 viteve, në varrezën masive në Bishtazhin, janë gjetur dhe identifikuar:

Adem Gashi

Sahit Gashi

Bekim Hasani

Sheremet Ismajli

Mentor Myrtaj

Osman Fejza

Shkelzen Hajdaraj

Bekim Gashi

Sabedin Kryeziu

Mentor Kryeziu

Vehbi Halilaj

Të ngjashme