Qeveria e Albin Kurtit po vazhdon me shkarkime të bordeve, megjithëse është në detyrë.
Kjo qeveri, në mbledhjen e sotme që e ka mbajtur me korrespondencë (në mënyrë elektronike) ka shkarkuar bordet e drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A, në Ndërmarrjen Publike Qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A. dhe në Ndërmarrjen Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren.
Në arsyetimin e vendimit janë theksuar keqmenaxhimi dhe shkeljet të evidentuara edhe nga raportet e auditimit.
Qeveria menjëherë ka emëruar bordet e përkohshme të drejtorëve. Në ndërmarrjen publike qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” janë emëruar:
1. Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore;
2. Merita Kasapolli, drejtore;
3. Arbnor Pula, drejtor; dhe
4. Bezad Halilaj, drejtor.
Indeksonline shkruan se Arbnor Pula është njeri i afërt i Mimoza Kusarit. Pasi që ajo në vitin 2014 e kishte propozuar kandidat për deputet.