Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se për sonte ka ftuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë pas zhvillimeve në veri të vendit.
Ndërsa për propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që të takohen pozitë e opozitë, shefi i Qeverisë e ka mirëpritur, teksa ka thënë se ky vendim duhet të përkrahet nga i gjithë spektri politik në vend.