Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti në një takim njoftues bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacollin, ambasadorin e ri norvegjez, Jens Erik Grondahl.
Nga VV thonë se ambasadori shfaqi interes për të ditur se cili është programi i Lëvizjes për këto zgjedhje dhe sfidat që e presin Kosovën në vijim.
“Kryetari Kurti shpjegoi bindjen se një sistem i pavarur i drejtësisë i garantuar përmes një procesi të rregullt dhe të vazhdueshëm vettingu për gjyqësorin, prokurorinë, policinë dhe agjensinë e inteligjencës është rruga e duhur përpara për sundimin e ligjit që e ndihmon edhe zhvillimin ekonomik”, shkruajnë nga VV në faqen zyrtare të Facebook.