Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Sipas komunikatës së Qeverisë, në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike.
“Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KWF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, thuhet në komunikatë.