Kurti takohet me Apostolovan, flasin për taksën dhe për vizitën në Bruksel

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Një nga temat e takimit ishte vizita zyrtare e kryeministrit Kurti në Bruksel. Nga ana e saj, Apostolova përsëriti rezultatin pozitiv të heqjes graduale të tarifës me Serbinë.

Në lidhje me heqjen e plotë të tarifës, kryeministri Kurti argumentoi se heqja e plotë e saj do të vijë si rrjedhojë e vendosjes së besimit në respektin e plotë e të ndërsjellët mes të dyja palëve.

Të ngjashme