Kurti takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të Konferencës së Mynihut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim edhe me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák.

Sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutua për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.

“Po ashtu u fol për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian”.​

Në margjina të Konferencës së Mynihut, Kurti ka zhvilluar edhe takime të tjera me liderë e politikanë perëndimorë.

Por, së paku deri më tani, Kurti as presidentja Osmani nuk kanë takuar sekretarim amerikan të Shtetit, Blinken.

Ndryshe nga drejtuesit e Kosovës, Blinken ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilin e ka lavdëruar për konstruktivitetin e treguar në dialog.

Të ngjashme