Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Gjatë takimit, Kurti i ka inkurajuar studentët që të nisin dhe të hapin bizneset e tyre. Ai madje u ka thënë se mund të llogarisin në mbështetjen e tij, duke premtuar ndihmë për iniciativat e reja.
“Ia vlen shumë që të filloni t’i krijoni start-upet tuaja – iniciativa prej poshtë, të mbështetura prej lart. Ne jemi të interesuar t’i ndihmojmë ata që hapin biznese të reja. Pra, llogaritni tek ne të gjithë ju që mendoni të hapni ndonjë biznes të vogël në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, ka deklaruar ai.