Kurti takoi Bordin e Fondit Kosovar Amerikan të Edukimit

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Bordin e Fondit Kosovar Amerikan i Edukimit (KAEF), të udhëhequr nga Dale Pfeiffer, me të cilin ka biseduar mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe për format e reja të tij.

Vëmendje të veçantë të diskutimit pati programi KAEF dhe karakteri i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe këtij programi.

KAEF është një program arsimor prestigjioz që ofron bursa për studentët e nivelit master në universitetet kryesore të ShBA-së. Deri më tani, mbi 100 studentë premtues kanë përfituar bursa studimi në universitetet më të dalluara amerikane.

Në qershor të vitit 2022, bursistë të KAEF kishin nënshkruar zotimin e tyre për të ofruar pro bono ekspertizën e tyre për Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e saj.

Të ngjashme