Kurti takon emisarin e ShBA-së, Escobar, edhe një herë para takimit të nivelit të lartë në Ohër

Prishtinë | 18 Mar 2023 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Krahas takimit të djeshëm në Prishtinë, sot në Ohër, në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi të Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Folën për takimin e sotëm, rëndësinë dhe pritjet nga ky takim.

Kryeministri Kurti e falënderoi z. Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit.​

Të ngjashme