Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar sot me ministrin e Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.
Gjatë takimit, Kurti e Geraoetritis ndër të tjera folën edhe për përkushtimi e Kosovës në dialogun me Serbinë.
“Diskutova përkushtimin tonë për dialog, sigurinë dhe normalizimin e marrëdhënieve, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në institucionet euroatlantike, si dhe rritjen e bashkëpunimit tonë dypalësh ekonomik dhe tregtar”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Më herët, Kurti u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin folën për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.